Bayern Munchen nuk fal në shtëpi. Kampionët e Gjermanisë mposhtën me rezultatin e thellë 3-0 Stuttgart. Në “Allianz Arena” nuk pati shumë histori, pasi vendasit kaluan në epërsi që në minutën e dytë me Harry Kane. Sulmuesi i njohur anglez, me klasin që e karakterizon, dërgoi shifrat në 2-0, pak minuta nga fillimi i pjesës së dytë.

Gjurmë në këtë sfidë la edhe mbrojtësi Kim. Goli i tij vulosi përfundimisht fatin e takimit, në të 63-tën minutë.

Sa i takon renditjes, Bayern është në vendin e dytë me 35 pikë, 4 pikë më pak se Leverkusen kryesues, që bëri detyrën ndaj Frankfurtit sot. Kjo disfatë nuk zbeh aspak sezonin e mirë që po zhvillon Stuttgart. Ekipi i Hoeness është në vendin e katërt, në zonë Champions!

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: