Harvey Weinstein është prezantuar në një klub në New York për të asistuar në një performacë të disa të rinjve aktorë. Disa prej tyre që po interpretonin e kanë njohur dhe më pas e kanë kritikuar, ndërsa disa spektatore janë indinjuar për prezencën e tij dhe pasi e kanë sharë publikisht janë përzënë nga lokali.

Gjatë mbrëmjes, artistja komike që po interpretonte në skenë, Kelly Bachman, ka njohur Weinstein të ulur, i shoqëruar nga disa femra dhe nga truprojat e tij dhe i është drejtuar atij si ‘elefanti në dhomë’ dhe ‘Freddie Kruger’. Këto fjalë të saj nuk gjetën terren tek publiku që filloi të fishkëllente dhe heshti.

Një tjetër aktor që performoi më pas ka komentuar prezencën jo komode të Weinstein: ‘Është një përdhunues në sallë’. Duke parë që asnjë nga personat në lokal nuk ishin të zemëruar me prezencën e ish-producentit kinematografik, që akuzohet për ngacmime seksuale, një artiste në mes të publikut, Zoe Stuckless, ju afrua tavolinës së tij dhe filloi ta shante, shumë e zemëruar.

Për këtë arsye ajo u nxor jashtë lokalit nga rojet e sigurisë. Ndërsa një nga spektatoret e tjera në sallë, që duke parë se çfarë po ndodhte, filloi të shajë dhe të ankohet për faktin që ishte pikërisht Weinstein që duhet të nxirrej jashtë nga lokali.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb