Një çarje e re e tokës ka ndodhur në ishullin e Hawaii për shkak të vullkanit Kilauea. Llava dhe hiri kanë arritur lartësinë deri në 7 metra, ndërsa lumi i magmës ka shkatërruar banesat dhe pyjet.
Rreth 2 mijë banorë janë evakuuar, kjo për shkak edhe të përqendrimit të squfurit në atmosferë, shumë i dëmshëm për njeriun.
Deri tani 30 shtëpi janë përfshirë nga llava, por fatmirësisht nuk ka të vdekur apo të plagosur.
Llava është shpërndarë në një territor prej 36,000 metrash katrorë, ndonëse me shpejtësi të ngadalësuar.
Ditë më parë shpërthimi i vullkanit Kilauea u pasua nga një seri lëkundjesh tërmeti në të gjithë zonën përreth Pahoa, në ishullin Grande.
(da.xha/BalkanWeb)