Pa asnjë mëdyshje, Serie A do të jetë më e bukur në edicionin e ardhshëm. Në ligën më të fortë italiane do të garojë në edicionin e ardhshëm edhe skuadra e njohur italiane, Parma. Ky lajm ka gëzuar të gjithë Italinë, pasi bëhet fjalë për një klub të madh ne histori.

Pas fitores së sotme ndaj Spezias me rezultat 0-2, Parma edhe zyrtarisht është ngritur në Serie A. Kundërshtari i tyre për vendin e dytë Frosinone nuk ka fituar dhe kjo ia ka mundësuar kalimin në elitë. Frosinone ka barazuar me Foggia 2-2. Parma kishte pikë të barabarta me Frosinonen, por në ndeshjet mes tyre ishte më e suksesshme. Parma kishte fituar në shtëpi 2-0, ndërsa kishte humbur jashtë 2-1.

Kujtojmë që klubi i Parmës kishte falimentuar në vitin 2015, ku kishte kaluar në Serie D. Pas një viti kaloi në Serie C, ku edhe nga ty kaloi në një rang më lartë, pas fitores në play-off me Alessandrian 2-0, duke u ngjitur në Serie B. Ndërsa sot, vjen edhe dita historike, Parma rikthehet bë Serie A.

Pas Empolit, Parma është bërë skuadra e dytë nga Serie A që siguron ngritjen në Serie A. Në Play Off do të mësohet emri i skuadrës së tretë ku në garë janë Frosinone, Palermo, Venezia, Bari, Citadella e Perugia.


(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: