Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se Shqipëria plotësoi kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave.
Hitaj tha se u krijua Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, u krijua gjithashtu SPAK dhe BKH. Po ashtu, ai tha se u bënë edhe Reforma Zgjedhore, ajo Administrative, pra u plotësuan kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave.
Arbër Hitaj: Krijimi i Gjykatës Kushtetuese u bë. Gjykata e Lartë, u bë. Krijimi i SPAK dhe i BKH, u bë. Reforma Zgjedhore, u bë. Reforma Administrative, u bë.
Pra, për hapjen e negociatave, Shqipëria e ka plotësuar atë kuadër reformash që duhet ta bënte për këtë fazë. Ka rëndësi edhe të bëhen reformat, por patjetër dhe si bëhen.
(Balkanweb)