Kate Winslet i befasoi të gjithë mbremjen e djeshme në “Hollywood Film Awards”.

Teska tërhiqte çmimin si fituese në rolin më të mirë protagonist, aktorja e famshme u shpreh se ndihej e nderuar që gjatë xhirimeve të filmit të saj më të fundit “Wonder Wheel” ishte e rrethuar nga aktore të mëdha si Allison Janney.

42-vjeçarja Winslet shtoi se do të donte të përkëdhelej apo të puthte aktoren e famshme të cilën e ka idhull, dhe kjo dëshirë ju realizua menjëherë.

Allison Janney u ngjit në skenë dhe ashtu siç dëshironte ajo, i dha Kate Winslet një puthje në buzë. Edhe pse publiku pjesmarrës qeshën me të madhe, pas përfundimit të mbrëmjes të gjithë pranuan se ky ishte një ndër momentet më të sikletshme të “Hollywood Film Awards”.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb