Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një lokal nate në Meksikë. Mediet botërore raportojnë se një i ri i armatosur ka vrarë pesë anëtarë të një bande rivale.

Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, vrasësi hyn në lokal i shoqëruar nga një person tjetër, i afrohet një tavoline dhe qëllon 10 herë me pistoletë mbi anëtarët e bandës.

Momenti horror është publikuar nga mediat, ndërsa nga të shtënat u plagosën edhe 6 klientë të lokalit.

Policia gjeti në vendngjarje rreth 25 gëzhoja pistolete, ndërsa vuri në pranga një person pa specifikuar nëse bëhet fjalë për autorin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: