Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka përjashtuar nga seanca deputetët e PD, Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Hoti mbante në dorë një shishe të vogël parfumi dhe spërkati me një material të lëngshëm karriget e Kuvendit, ç’ka nxiti ndërhyrjen e menjëhershme të gardistëve. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se deputetja demokrate kishte mbërritur edhe seancën e kaluar në Parlament me shishe benzine në çantë.

Spiropali pas përjashtimit u ka bërë me dije deputetëve demokratë se këto janë akte që vënë rrezik jetën e ligjvënësve, ndërsa tha se do të ketë edhe një kallëzim në SPAK mbi ngjarjen.

Spiropali: Herën e kaluar keni ardhur me bezinë në çantë. Është vepër penale, dilni jashtë. Mos provokoni, Akte dhune të papranueshme. Keni rrezikuar jetën e deputetëve. Zoti Doda po rrezikoni jetën e deputetëve. Jeni e përjashtuar. Me ju do merret prokuroria dhe SPAK.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa nga ana e saj, deputetja e PD, Elda Hoti ka deklaruar se në shishen që mbante në dorë ajo kishte parfum dhe jo benzinë.

LIVE – SEANCA E KUVENDIT

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb