TIRANË
Një efektiv i policisë ka humbur ndjenjat ndërsa ndodhej në detyrë para Kryeministrisë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se polici ndodhej në rreshtin e parë para kryeministrisë kur është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat. Ai është marrë në krahë nga kolegët e tij, të cilët e kanë larguar nga rreshti drejt ambulancës.
(m.k/BalkanWeb)