Djajtë e Kuq mbyllën me humbje sezonin në Premier Ligë pa arritur asnjë objektiv dhe duke u renditur në vendin e 7-të në tabelë.

Nga ana tjetër, rivalët e qytetit, Manchester City, u shpall kampion dhe nuk ka dyshim se tifozët janë të hidhëruar. Pa përfundimit të ndeshjes ndaj Cardiffit teksa Pogba po i drejtohej tunelit për në zhveshtore, disa nga tifozët kanë zbrazur hidhërimin ndaj tij.

“Largojeni atë!”, është dëgjuar duke thënë një tifoz, teksa francezi ka qëndruar dhe i ka dëgjuar fjalët e tij, si dhe një tifozi tjetër që thoshte: “Duhet të kesh respekt”.

Mesfushori i ka mbledhur duart dhe pastaj  ka përshëndetur tifozët është larguar nga fusha e blertë.E ardhmja e Pogbas të Manchester United është në pikëpyetje, ndërkohë që Real Madridi është përmendur si destinacion i ardhshëm i francezit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb