E çuditshme, por e vërtetë. Edhe pse kryeson kampionatin me një diferencë plot 15 pikë, kampionët në fuqi të PSG-së janë shkatërruar me rezultatin 5-1 nga skuadra e Lilës në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të kampionatit francez.

Vetëm një pikë i duhej PSG-s të kurorëzohej kampioni i Ligës 1 franceze, por për festën duhet të presë edhe të paktën një javë tjetër.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, ndërkohë në minutën e 36-të, PSG-ja mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Bernat, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, vendasit e Lilës arritën të shënonin plot 4 gola, duke turpëruar kështu të besuarit e Tuhel. Kjo ishte humbja e dytë në kampionat për PSG-në, që në sfidën e radhës do të përballet me Nantën po në transfertë.//PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb