Debutim i hidhur për Maurizio Sarrin, sigurisht rezultati është gjëja e fundit që ka rëndësi në këto momente, por një humbje asnjëherë nuk të lë një shije të mirë, qoftë kjo në një turne pa rëndësi si Internacional Champions Cup. Në sfidën kundër Tottenham, në formacionin titullar, Sarri nuk preferoi të aktivizoi asnjë nga blerjet e verës, përjashto këtu Buffon nëse mund të quhet një blerje e re, startoi me gardën e vjetër, por e pa vetën në dizavantazh në minutën e 30-të ku Erik Lamela kaloi “gjelat” në avantazh.



Pjesën e dytë e nisi menjëherë me katër zëvendësime duke aktivuar dhe Rabiot e Higuain, ishte pikërisht “El Pipita” ai i cili barazoi shifrat në minutë ne 56-të. Katër minuta më pas C.Ronaldo riktheu “Zonjën eVjetër” në avantazh duke i dhënë qetësinë Sarrit të ndërhynte sërish në formacion për ti dhënë pak minuta dhe blerjes më të shtrenjtë, De Ligt. Finalistët e Champions League u zgjuan në fund teksa fillimisht barazuan shifrat me Lucas ndërsa në limitet e kohës shtesë, Harry Kean realizoi një gol të “çmendur” nga mesi i fushës duke i dhuruar fitoren Tottenham Hotspur:


“Ishte një ndeshej e vështirë kundër një skuadre e cila luan bashkë prej vitesh. Nëse dëshirojmë të luajmë futbollin tonë duhet të mbrojmë më lart. Në 30 minutat e para ishim shumë të kujdesshëm. Luajtëm shumë poshtë dhe humbëm shumë topa. Në pjesën e dytë shkoi më mirë, zhvilluam 20 minuta me cilësi duke krijuar raste dhe duke shënuar dy gola. Më pas humbëm përqendrimin, humbëm shumë topa duke i dhënë mundësinë Tottenham të shënoi 2 gola. Kjo besoj ka të bëj me paraqitjen fizike që sigurisht nuk është në nivelin më të mirë”, theksoi Maurizo Sarri në përfundim të ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb