Napoli ka fituar ndaj Kaljarit, me kthim rezultati 2-1, në minutën e 98-të. Një ndeshje dramatike kjo mes këtyre skuadrave.

Napoli tashmë me vendin e dytë të hipotekuar, luajti pa shumë presion. Pavoleti i ndëshkoi ata në minutën e 63-të, por Mertens dhe ekipi u zgju, në minutën e 85-të duke barazuar.

Në minutat shtesë Napoli fiton një penallti, e cila shëndërrohet në gol nga Insinje. Hysaj ka qenë titullar për 90 minuta në këtë sfidë, në krahun e djathtë të mbrojtjes. Tashmë Napoli shkon në kuotën e 73 pikëve, ndërsa Kaljari mbetet te 40 pikë.

Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: