Napoli i Elseid Hysajt vazhdon të zhgënjejë në kampionat. Skuadra e Karlo Ançelotit nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Xhenoas, duke bërë që diferenca me kryesuesit e Juventusit të thellohet në 20 pikë.


Mbrojtësi i Kombëtares, e nisi si titullar këtë përballje, teksa u zëvendësua në minutën e 88-të nga Ounas. Shkodrani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 67-të.


Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Mertens, ndërkohë që Xhenoa barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë me anë të Lazoviç.


Edhe pse me 10 lojtarë për më shumë se 60 minuta, pas daljes me të kuq të Sturaros, skuadra mike, arriti të largohej nga stadiumi “San Paolo” me një pikë tepër të çmuar. Ndërkohë napolitanët nuk njohin fitore në kampionat prej 3 ndeshjesh.

Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: