TIRANË

Shqiptari Aleksandër Luca, i cili akuzohet për vrasjen e studentes greke, Eleni Topaludhi, në Rodos ka thyer heshtjen nga burgu. Mediat fqinje shkruajnë se ai është pyetur në lidhje me dëshminë që ka dhënë shoku i tij grek, 21-vjeçari, Manolis Koukouras.


Shtetasi grek ka pohuar se shqiptari është fajtor i vetëm i krimit të kryer. Pasi greku bëri fajtor shqiptarin, ky i fundit ka reaguar duke treguar versionin e tij.


“Unë nuk e di dhe mua nuk më intereson se çfarë thotë greku. Unë kam një avokat”-tha ai.


Por, kjo pistë hidhet poshtë nga babai i studentes, i cili shprehet se greku dhe shqiptari kanë gisht në ngjarjen e rëndë.

“E vërteta është e qartë për ne. Ata vepruan bashkë. Tani ju doni të provoni se cili prej tyre e goditi me shufër metalike dhe cili e hodhi atë në det,”, u shpreh, John Topaludhi, babai i studentes së vrarë.

Ai këmbëngul që një akti i tillë nuk mund të bëhet vetëm nga një person. Shqiptari dhe greku mbahen në burg për akuzën e vrasjes së studentes, ndërsa nuk kanë asnjë komunikim me njëri-tjetrin.

Burgu
Burgu

Në dëshminë e tij, shqiptari tha se ishte greku ai që e qëlloi studenten greke me shufër hekuri, ndërsa pasi ajo ra pa ndjenja në tokë, e morën në makinë dhe e hodhën në det nga shkëmbinjtë. Pavarësisht pretendimeve të dy autorëve të dyshuar, hetimi dhe ekspertiza tregoi se studentja greke humbi jetën pasi u hodh në det.

(n.m/BalkanWeb)