Jetmir Llani, një personazh i krimit me rrezikshmëri të lartë shoqërore u arrestua mesditën e së hënës nga policia e lezhës dhe forcat speciale Renea, pasi iu vinte gjoba bizneseve në zonën e Mamurrasit.

46 vjeçari Llanaj u vu në pranga në një banesë në Mamurras, që e kishte dhe si bazë të grupit të tij kriminal.

“Dyshohet se ky shtetas dhe 4 të tjerë të organizuar si grup, iu vendosnin gjoba bizneseve, duke ushtruar presion dhe kanosur me armë, me qëllim përfitimin pasuror të padrejtë”, njoftoi policia. Një prej anëtarëve të grupit të tij kriminal, është arresruar më herët, 3 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, për shkak të moshës së mitur.

Gjatë aksionit, policia sekuestroi dy automjete të blinduara dhe 1 armë gjahu, që përdoreshin nga grupi kriminal për të shantazhuar e gjobitur biznesmenët në zonë.

Jetmir Llani ishte liruar vetëm pak muaj më parë nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për vrasjen e Gentian  Shkretës dhe plagosjen e vëllait të tij, Leli Shkreta. Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur 4 nëntor të vitit 2012 në fshatin Fushë-Mamurras, të Kurbinit.

Jetmir Llani qëlloi në atë kohë mbi pjesëtarët e familjes Shkreta, pasi 5 qershor 2012, vëllezërit e viktimës qëlluan ndaj familjarëve të tij ku për pasojë mbeti i vrarë djali i mitur i 24-vjeçarit. Në këtë zinxhri përplasjesh ka mbetur i vrarë edhe Mark Shkretam babai i dy vëllezërve që vranë fëmijën e e mitur.

Saga e gjakmarrjes mes dy familjeve Llani e Shkreta vijon. Ndërsa që prej lirimit nga burgut Jetmir Llani është shndërruar në tmerrin e bizneseve të zonës, të cilat nëse nuk paguanin tek ai gjobat e majme detyroheshin të mbylleshin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: