Marselo Biesla është një nga emrat e mëdhenj të trajningut botëror, por njihet edhe për karakterin e tij të ashpër e shpeshherë të çmendur, siç ka marrë dhe nofkën e tij. Aktualisht, Bielsa është trajner i Lidsit dhe në kampionatin e shkuar në Champioshipin anglez, detyroi lojtarët e tij që t’i lejonin Aston Vilës të barazonte pas avantazhit që vendësit morën teksa një kundërshtar ishte i shtrirë në fushë dhe lojtarët e Vilës u kërkonin atyre të Lidsit të nxirrnin topin jashtë. Në fushë nisi një sherr masiv me El Ghazin që u ndëshkua me karton të kuq. Bielsa tërbohet dhe urdhëron të tijtë të hapin portën. Për këtë gjest FIFA e vlerësoi argjentinasin me çmimin “Fair Play”.


Ja video e ndeshjes Lids-Aston Vila



(Balkanweb)