“Nuk jam mirë, jam shumë mirë”. Nga e thënë në të bërë, Cristiano Ronaldo shpërthen me fanellën e Portugalisë duke shënuar një “tripletë” golash përballë Lituanisë. CR7 vërtetoi edhe një herë se nuk njeh limite, largon të gjithë paqartësitë rreth formës së tij fizike, kjo ishte mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur kritikëve, ishte mënyra e duhur për t’iu përgjigjur edhe trajnerit Sarri i cili e zëvendësoi në dy ndeshjet e fundit, me justifikimin se nuk është në formë të mirë.

7 minuta i mjaftuan Ronaldos për të fituar dhe për të shndërruar në gol një 11-metërsh. Nëse goli i parë ishte normal, i dyti ishte thjeshtë fantastik, një goditje më të parën që u ndal në trekëndësh, një gol për katalog. Sulmuesi i Juves përfitoi në maksimum nga banketi që u shtrua, në minutën e 65-të realizoi golin e tij të tretë personal dhe të gjashtin për Portugalinë. Falë këtij 3-golëshi, Ronaldo shkon në kuotën e 98 golave me fanellën e ekipit përfaqësues, 11 gola larg Ali Daei, golashënuesi më i mirë i të gjithë kohërave me ekipet përfaqësuese. Ronaldo shijon këtë sukses por ashtu dhe kampionët e europës në fuqi, tashmë i mjafton të fitojnë ndeshjen e fundit për të siguruar kualifikimin për në “Euro2020”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: