Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë pasdite në rrugën “4 Dëshmorët” në Tiranë.
Shtetasi Eljot Xhafa, 47 vjeç ka plagosur me thikë një 58-vjeçar, pas një sherri në lokal.
Në videon e siguruar nga News 24, shihet i plagosuri i shtrirë në tokë pas plagosjes.
Ambulanca e ka marrë të dëmtuarin me urgjencë. I plagosuri po merr ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.10.2024, rreth orës 18:00, në rrugën “4 Dëshmorët”, shtetasi E. Xh., rreth 40 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., 60 vjeç.
60-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(Balkanweb)