I gjithë Manchester është në krizë. Në fillim City dhe më pas United kaluan një të dielë të keqe, duke mbyllur me humbje sfidat e tyre në javën e tetë të Premier League. E rëndë goditja që mori skuadra e Pep Guardiolës, që në shtëpinë e saj u dorëzua 2-0 kundër Wolves.

Një ndeshje për t’u harruar ajo për kampionët anglezë, që si rrallë herë vuajtën në manovrat sulmuese. Wolves përfitoi nga dita e keqe e vendasve dhe me dy gola të vonë që mbajnë firmën e Traore dhuruan suprizën e madhe në fundjavën e Premier. Humbja Manchester City i lejon Liverpool të arratiset në krye të renditjes, duke zyrtarizuar veten si favorit kryesor për titullin kampion.

Edhe kur nuk shkëlqejnë të besuarit Jurgen Klopp arrijnë të marrin maksimumin, ashtu si në fitoren 2-1 kundër Leicester të vendosur nga një 11-metërsh I Milner vetëm në minutën e pestë shtesë.

Premier
Premier

Me këtë sukses “Reds” kanë thelluar me tetë pikë diferencën në vendin e parë tw renditjes.

Në krizë të thellë Manchester United, që I shtoi një tjetër humbje serisë negative. “Djajtë e Kuq” u mundën në transfertë 1-0 nga Newcastle, ndërsa trajneri Ole Gunnar Solskjaer I ka ditët e numëruara në pankinë.

I njëti diskutim edhe për kolegun e tij te Tottenham, Mauricio Pechettino. Londinezët regjistruan nnjë humbje të rëndë 3-0 në fushën e Brighton, duke zbritur në vendin e nëntë në tabelën e renditjes. Tri pikë të rëndësishme që e katapultojnë në vendin e tretë të Premier mori Arsenali.

Daid Luiz shënoi golin e vetëm për “Topçin

I
I
jtë” në fitoren 1-0 kundër Bournemouth. Në festë edhe një pjesë tjetër e Londrës, pasi Chelsea ka gjetur vazhdimësinë me fitoren e dytë radhazi.

Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard mundi në transfertë 4-1 Southempton për të ruajtur ritmin e kryesuesëve dhe favoritëve kryesorë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb