Që te Reali Madridit nuk ka qetësi ishte kuptuar, por për ta konfirmuar këtë mendon Gareth Bale, i cili nuk pranoi të festojë me shokët e skuadrës golin që i madrilenëve fitoren në ndeshjen e fundit kundër Levantes. Futbollisti shënoi nga pika e penalltisë, por hapur refuzoi përqafimin e Lukas Vasquez, madje duke e shtyrë atë në mënyrë demostrative. Sipas mediave pranë klubit “los blankos”, Bale ka ngrirë çdo raport me skuadrën në dhomat e zhveshjes, duke u izoluar krejtësisht nga shokët e skuadrës.

Një tjetër konfirmim për këtë vjen nga deklaratat e disa prej lojtarëve të tjerë të Realit, pasi Courtois e cilësoi atë “të izoluar”, ndërsa Marcelo thjesht e quajti “golfisti”, për shkak të hobit të njohur të uellsianit për këtë sport. Menjëhere pasi dëgjoi këto fjalë, Bale bashkë me Toni Kroos nuk morën pjesë as në darkën e skuadrës përpara ndeshjes kundër Levantes. Kjo situatë e vështirë forcon zërat se sulmuesi pret vetëm fundin e sezonit për të mbyllur aventurën me Realin e Madridit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: