VLORE- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë, ndërsa protagonist është bërë një i moshuar. Në një video të publikuar nga JOQ shihet se si i moshuari hyn në një parukeri, sheh nëse ka persona brenda dhe merr një portofol.

Fill pas kësaj ai është larguar prej aty me shumë shpejtësi, për t’i shpëtuar syrit të ndonjë klienti apo vet pronares. Por i moshuari harroi diçka më me rëndësi, kamerën e sigurisë që ishte brenda ambienteve të parukerisë.


Ndërkohë, nuk dihet nëse i moshuari në fjalë është identifikuar e më pas arrestuar, ndërsa më poshtë po publikojmë videon.
(ed.me/BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb