Publikohet videoja e dronit u fut brenda ambienteve të burgut të Peqinit një ditë më parë. Në pamjet e shkëputura nga kamerat e sigurisë duket momenti kur droni mbërrin në ambientet e burgut. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me anë të një deklarate për mediat ka dhënë më shumë detaje.

Në një njoftim për mediet, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shprehet se pas kontrolleve, në dron janë gjetur celularë, tetë fisha dhe cannabis sativa. Pas kontrolleve të detajuara, u zbulua se një nga pakot përmbante dy aparate celularë, një iPhone 11 dhe një iPhone 11 Pro Max, si dhe tetë fisha për karikimin e telefonave.

Në një tjetër pako u gjetën 380 gramë të dyshuar kanabis sativa, të ndara në doza të vogla nga 0.13-0.15 gramë, si dhe 33 doza të vogla me lëndë të dyshuar si kokainë, me një peshë totale prej 57.7 gramë. Ngjarja po hetohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb