Pamjet që shihni tregojnë vendin e ngjarjes ku ndodhi episodi i frikshëm, ku një i ri qëlloi me armë zjarri drejt disa fëmijëve, por fatmirësisht askush nuk u lëndua.

Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës “28 nëntori”, në qendër të qytetit të Shkodrës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gazetari Senad Nikshqi ka siguruar për BalkanWeb pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se plumbi ka përfunduar në vetratën e një lokali ku qëndronte kondicioneri.

Personi, i cili lëvizte me biçikletë, është afruar pranë vendit të quajtur “Lapidari” ku po rrinin fëmijët dhe në rrethana të paqarta, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.

Fatmirësisht fëmijët kanë pikasur personin dhe janë larguar me shpejtësi. Plumbi fatmirësisht nuk ka prekur asnjë nga fëmijët, teksa ka përfunduar në pjesën e pasme të një kondicioneri në një lokal aty afër. Sipas burimeve ky person, ka goditur me qytën e pistoletës një nga fëmijët.

Ashtu siç ka ardhur me biçikletë, personi rreth 30 vjeç është larguar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb