Myrto Uzuni protagonist. Sulmuesi kuqezi ka realizuar dopietë me Granadën, në ndeshjen ndaj Eldense, të fituar 3-2. Fillimisht, Uzuni mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, teksa u tregua i saktë.
Në minutën e 90-të, teksa rezultati ishte 2-2, lojtari shqiptar shënoi për t’i dhënë 3 pikë skuadrës. Deri më tani, futbollisti numëron 8 gola sezonal në La Liga 2. Ai është pjesë e listës së kombëtares, për ndeshjet e Nations League ndaj Çekisë dhe Ukrainës.
(J.S/BalkanWeb)