Zlatan Ibrahimovic ka mbyllur aventurën e tij me Los Angeles Galaxy në kampionatin amerikan të futbollit. Mbrëmja e lamtumirës nuk shkoi sipas parashikimeve, pasi skuadra e tij humbur 5-3 në derbin kundër Los Angeles FC duke u eliminuar nga faza e play-off. Një disfatë që nuk është pritur aspak mirë nga sulmuesi suedez, që të gjithë irritimin ia ka treguar një tifozi, gjithmonë sipas mënyrës së tij.

Me pas, Ibrahimovic nuk ka harrur të sulmojë ndoshta për herë të fundit drejtuesit e Ligës, me të cilët është përplasur shumë herë gjatë aventurës së tij amerikane. “Nëse do të qëndroj këtu do të jetë mirë për MLS. Por nëse largohem, askush nuk do ta kujtojë se çfarë është ky kampionat. Të luaj këtu, për mua është njëlloj sit ë stëritem. Stadiumi është shumë i vogël për mua, pasi për të më shqetësuar duhen më shumë njerëz. Jam mësuar të luaj përballë 80 mijë tifozëve. Dhe kjo më duket si një shëtitje në park”, ka thënë Zlatan, duke treguar edhe një herë se modestia nuk është një pikë e fortë e karakterit të tij.

Tashmë, sulmuesi suedez duhet të vendosë se çfarë do të bëjë në të ardhmen. Një opsion është qëndrimi në SHBA, ku ka disa oferta nga disa skuadra të tjera. Por ditët e fundit janë rritur ndjeshëm kuotat për një rikthim të mundshëm në Serie A. Inter po e mendon seriozisht këtë variant, ndërsa Napoli e ka gati një ofertë në merkaton e janarit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb