Zlatan Ibrahimovic është si vera. Me kalimin e viteve bëhet më i mirë. Sulmuesi suedez vazhdon të habisë tifozët në të gjithë botën me gjestet e tij teknike dhe golat spektakolarë që realizon. I fundit vjen në ndeshjes mes skadrës së tij Los Angeles Galaxy dhe Neë England Revolution.



Zlatan nxorri nga repertori i tij një roveshatë, që la pa shpresa mbrojtjen dhe portierin kundërshtar. Goli ishte mbreslënës, por vetëm sa zbuti humbjen e ekipit kalifornian që doli nga fusha me disfatën 2-1. Për Ibrahimovic ky ishte goli i 11-të në 16 sfidat e luajtura në këtë sezon të kampionatit amerikan të futbollit.
(balkanweb)


Etiketa: