Bashkëshortja e ka njohur në morg Admir Muratajn, duke konfirmuar zyrtarisht se personi që u vra dje pas grabitjes në Rians në një rrugë dytësore, teksa u shkëmbye zjarr me FNSH-të, është pikërisht ai.

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë një video jashtë ambienteve të morgut të Tiranës, aty ku familjarët po presin për të marrë trupin. Në videon e “BalkanWeb” duket momenti kur bashkëshortja e Muratjat del nga morgu.

Ajo shfaqet e tronditur teksa qan pas identifikimit të trupit të viktimës. Murataj u vra dje pas grabitjes së 10 milion eurove të 4 bankave të Nivelit të Dytë, që po transportoheshin drejt Vjenës.

Pasi kishin marrë paratë, grupi me 5 grabitës janë përballur në një rrugë dytësore me forcat e FNSH-së që i kanë ndjekur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, Murataj ka mbetur i vdekur. Ai mbante në fytyrë një maskë silikoni, ndërsa mësohet se vdekja i ka ardhur pas të shtënave me armë në kokë.

Maska E Admir Murataj
Maska E Admir Murataj

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb