Një 42-vjeçar është gjetur i vdekur në Shkodër, pranë një mobilerie por ende ngjarja mbetet e pazbardhur plotësisht. Ndonëse pranë viktimës, i identifikuar si Arben Ishmaku është gjetur një çifte, policia nuk ka deklaruar nëse është vrarë, vetëvrarë apo rrethana të tjera të ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë në videon e siguruar nga “BalkanWeb” shihet momenti pak sekonda pasi bashkëshortja e viktimës e ka identifikuar. Ajo shpërthen në lot teksa e mban për krahu një i afërm.
Dëshmitarë thanë se bashkëshortja ka folur në vendin e ngjarjes për një grua tjetër. “Ma ka fajin ajo k***”, mësohet të ketë thënë gruaja e viktimës. Çifti ka dy fëmijë të mitur.

Informacion Paraprak
Me datë 24.10.2019, në orën 11:15, në rrugën nacionale Shkodër-Bushat, në afërsi të një mobilerie është gjetur pa shenja jete shtetasi A. Sh. vjeç 42, banues në fshatin Melgushë, Shkodër
Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: