Nëse skuadra dhe trajneri duket se e kanë pritur mirë rikthimin e Mauro Ikardit në fushë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për tifozët ultras të Interit. Në ndeshjen e fundit kundër Xhenoas, sulmuesi argjentinas shënoi gol dhe dha një asist, por kaq nuk ka mjaftuar për të vendosur paqen me tifozët. Këta të fundit e sulmuan me vërshëllima dhe kore fyese gjatë nxehjes dhe vijuan ta bëjnë këtë gjatë gjithë sfidës.

Raporti i vështirë mes tifozëve dhe Ikardit konfirmohet edhe nga kjo video që po shpërndahet me shpejtësi. Në momentin që sulmuesi shënoi nga pika e penalltisë, duket qartë që udhëheqësi ultras kërkon që tribuna të mos festojë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: