SHKODER- ‘Black Out’ ne teatrin ‘Migjeni’ të Shkodrës. Ne natën e parë të festivalit ‘Lulebore’ të këngës qytetare shkodrane ndërpritet energjia elektrike.

Edhe pse ne errësire në teatrin Migjeni prezantuesja Rudi Dembacaj shoqëruar nga publiku i gjerë i pranishëm këndojnë në kor këngën ‘eja eja Luleborë’.

Gjate minutave në errësirë prezantuesja nuk nguroi te komunikoje përmes batutave me publikun duke ironizuar dhe thumbuar për ketë ngjarje të pakëndshme. Pas rreth 15 minutash energjia u rikthye serish në teatrin Migjeni dhe festivali vijoi normalisht.

Festivali i këngës qytetare shkodrane “Luleborë” është një organizim i Bashkisë së Shkodrës, përmes të cilit synon pasurimin e repertorit të muzikës qytetare.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb