Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon punën për shembjen e banesave dhe pallateve, të cilat u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat thotë se IKMT-ja ka shembur pallatin e gjashtë në Thumanë pasi ekspertët e kategorizuan atë si objekt me rrezikshmëri për jetën e qytetarëve.

Nga ana tjetër ekspertët do të kryejnë vlerësimin edhe në tre pallate të tjera dhe në fund do të vendosin nëse janë ose jo të banueshëm. Pallati u shemb me gjithë orendi brenda pasi përbente rrezik serioz për jetën e banorëve. Banuesit e tij aktualisht janë strehuar në hotele në zonën e Lezhës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb