DURRËS

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon punën në qytetin e Durrësit për prishjen e banesave apo vilave, të cilat u shembën nga lëkundjet e forta sizmike të 26 nëntorit.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Klodiana Lala ka parë nga afër operacionin e IKMT-së, ndërsa thotë se aktualisht vijon puna për prishjen e vilës “Lubjana” dhe ky aksion po vijon me kujdes të shtuar, pasi për vetë pozicioni ku ka përfunduar vila pas tërmetit, ndërhyrjen e IKMT-së e bën edhe më e vështirë.

Nga ana tjerët e gjithë zona përreth vilës “Lubjana” është rrethuar me shirita dhe ekspertët po inventarizojnë çdo ndërtesë, që përbën rrezik për jetën e qytetarëve.

Sipas Lalës, pallatet shumëkatëshe mbeten një sfidë e madhe për IKMT-në pasi çdo veprim i gabuar rrezikon edhe banesat e tjera, të cilat nuk kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb