Në Vlorë kanë nisur shembjet e ndërtesave që janë në trajektoren e Lungomares.

Gazetari i News24, Enrik Mehmeti, bëri të ditur se janë rreth 30 objekte që do të shemben në fazën e parë të operacionit të IKMT.

Në këtë fazë të aksionit nuk ka patur kontestime nga ana e banorëve.

Projekti i Lungomares së Vlorës është parashikuar të gjatet deri në Orikum. Projekti është konsideruar si Lungomare 3&4 dhe lidh Vlorën, Radhimën dhe Orikumin përmes një shëtitoreje. Në segmentin e hoteleve dhe restoranteve në Radhimë do të ndërtohet një bajpas, ndërsa rruga aktuale automobilistike do të kthehet në pedonale turistike.

Pas finalizimit të këtij projekti Vlora do të jetë qyteti bregdetar me shëtitoren më të gjatë në Mesdhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: