Ulja e Ilir Dajës në stolin e Skënderbeut ishte i vetmi lajm pozitiv pas dënimit të lënë në fuqi nga CAS. Në një sezon ku ishte në dyshim ekzistenca e klubit dhe shumë pikëpyetje për të ardhmen e vetmja gjë që ngjall shpresë është pikërisht Ilir Daja, trajneri i cili bëri historinë me klubin korçarë. Për Dajën, Skënderbeu i këtij sezoni është një bast i madh, një rrugëtim i cili pritet të jetë i gjatë, i vështirë dhe i paqartë. E vetmja gjë e sigurt për momentin është se si Daja ashtu dhe drejtuesit e klubit kanë nisur punën për sezonin e ri. Koha në dispozicion është shumë e shkurtër pasi grupi ka vetëm një javë që stërvitet por gjithsesi Daja shpreson që ekipi të jetë gati për takimin e së shtunës kundër Flamurtarit:

Ky është një sezon ku Skënderbeu nuk mund të jetë protagonist në merkato, kjo për shumë arsye. Drejtuesit e klubit do të mbështeten tek elementët e rinjë por pa harruar dhe lojtarët ekspert apo ndonjë okazion që mund ti sjell merkato deri në fund të muajit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb