Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar një video dramatike, ku një avion luftarak rus SU-35 për pak sa nuk është përplasur me një aeroplan amerikan.
Skena e frikshme ka ndodhur pranë Alaskës dhe pamjet janë regjistruar në datën 23 shtator 2024.
Siç duket edhe në video, avioni rus bën një manovër të rrezikshme, i kalon ngjitur F-16-ës duke i prerë rrugën dhe më pas rrotullohet. Reagimi i pilotit amerikan është vetëm një: “Ua, ua”.
Pilotët rusë po bëhen gjithnjë e më të guximshëm ndaj avionëve ushtarakë amerikanë duke provokuar në mjaft raste në ajër.
Për fat të mirë është shmangur momenti fatal që mund të ishte përplasja e dy avionëve gjë e cila mund të nxiste edhe incidente të forta diplomatike mes Uashingtonit dhe Moskës.
(BalkanWeb)