INDI-Manoj Mhtare, 52 vjeç, eksponent i Indian Nationa Congres (një nga dy partitë politike kryesore në Indi) është vrarë për motive ende të paqarta në 14 shkurt në orën 21.30 në Bihwandi, në shtetin indian të Maharashtra.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë dhe të publikuara nga policia duken 6 ose shtatë njerëz, ende të paidentifikuar, të cilët kanë marrë pjesë në sulm.

Manoj Mhatre është vrarë përpara banesës së tij, në fillim me pistoletë dhe më pas është goditur disa herë teksa qëndronte i shtrirë përtokë.

Mhatre është dërguar me urgjencë në Thane’s Jupiter Hospital, por ka qenë e pamundur nga mjekët ta shpëtonin atë, për shkak të plagëve të rënda.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb