“Ndodhi ajo që ndodhi kundër Barcelonës, më keq akoma, pasi ishim në avantazhin e dy golave. Më ka ardhur në majë të hundës duke thënë gjithnjë të njëjtat gjëra, duhet të dali ndonjë nga drejtuesit e klubit të thotë diçka”. Antonio Conte shpërthen pas humbjes kundër B.Dortmund, i dërgon sërish një mesazh të qartë drejtuesve të klubit, ekipi i tij ka nevojë për përforcime:

“Mund të programohej diçka më mirë. Nuk dua të krijoj alibi, shpresoj që këto ndeshje ti shpërbejnë atyre që duhet ta kuptojnë. E kam të vështirë të kritikoj lojtarët, duhet vetëm ti falënderoj për të që po bëjnë. Lojtarët më thonë, mister duhet të më falënderosh që janë në dispozicion. Lodhja doli në pah në një fushë të vështirë si kjo e Dortmund. Përforcime? Nuk kam kërkuar asgjë, lexoj në gazeta për punën tonë fantastike në merkato por un mendoj ndryshe, të gjithë kemi gabuar në programimin e këtij sezoni”, u shpreh Conte.

Ndryshe nga radhët ziklatër, atmosfera në kampin verdhezi ishte fantastike, trajneri Favre flet me superlativa për këtë kryevepër që vunë në jetë lojtarët e tij: “Nëse do të kishim pësuar një gol të tretë, atëherë do të kishte qenë me të vërtetë shumë e vështirë. Por ne luajtëm një ndeshje shumë ofensive dhe ushtruam mirë presing pas pushimit për të shmangur kundërsulmet. Ishte një takim i çmendur me shumë shpejtësi dhe fantastik për t’u parë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb