Champions League ishte shndërruar në një mision të vështirë për Inter, mbi të gjitha pas “tërmetit” që shkaktoi çështja Icardi. Me qetësi dhe duke përfituar në maksimum nga blofet e rivalëve, klubi zikaltër shumë pranë sigurimit të një bilete në turneun më të rëndësishëm në rang klubesh. Inter likuidoi pengesën e radhës, thyen pastër 2-0 Chievon duke parakaluar Atalantan në tabelën e klasifikimit.

Politano dhe Perisic shënuan nga një gol për çdo pjesë duke i dhuruar Interit një trepikësh që i vendos në vendin e tretë. Në dy sfidat e mbetura në Serie A, kundër Napolit dhe Empolit, Interit i duhen 3 pikë për të siguruar matematikisht pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm. Pavarësisht zërave të merkatos ku flitet gjithnjë e më shumë për një revolucion në fund të sezonit, Spalletti dhe djemtë e tij po bëjnë mirë në këtë fund sezoni.

Inter Marotta
Inter Marotta

Mediat italiane vijojnë të insistojnë, me apo pa Champions League, Spalletti nuk do të jetë më trajneri i Interit por Marotta ka një tjetër version: “Zërat mbi të ardhmen? Janë pa bazë dhe të bezdisshme. Duhet vlerësuar puna që po bën Spalletti, objektivi ishte të arrinin një vend në Champions dhe po e bën më së miri. Nuk arrij ti kuptoj kritikat që po vijnë këtë periudhë, u shpreh Marotta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb