Europa League luajti sfidat e kthimit në fazën e 1/16-ave të saj. Interi, pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Rapidit të Vienës, fitoi edhe në “San Siro”, me shifrat e thella 4-0, duke mbyllur që në pjesën e parë kualifikimin.

Golat u shënuan nga dy për çdo pjesë. Në të parën ishin Vesino dhe Ranokia që tundën rrjetat, ndërsa në 45 minutat e dyta, shënuan Perisiç dhe Politano. Çelsi fitoi gjithashtu në shtëpi, me shifrat 3-0 ndaj Malmos. Më poshtë, rezultatet e plota nga mbrëmja e sotme.

Inter-Rapid Vienë 4-0 (1-0)

(Vesino 11′, Ranokia 18′, Perisiç 80′, Politano 87′ / )

Çelsi-Malmo 3-0 (2-1)

(Zhiru 55′, Barlki 74′, Hadson-Odoi 85′ / )

Bajer Leverkusen-Krasnodar 1-1 (0-0)

(Aranguiz 87′ / Sulejmanov 85′)

Benfika-Gallatasarai 0-0 (2-1)

Betis-Renes 1-3 (3-3)

( Lo Celso 41′ / Bensebaini 22′,  Huno 30′, Niang 94′)

Dinamo Kiev-Olimpiakos 1-0 (2-2)

(Sol 32′ / )

Genk-Slavia Pragë 1-4 (0-0)

(Trosard 10′ / Kufal 23′, Traore 54, Skoda 64′, 69′ )

Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: