Interi triumfoi me rezultatin e thellë 0:6 ndaj Lazios, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Në minutën e 41-të, Calhanoglu përktheu në gol një penallti. Në të 45-tën, pas një aksioni shumë të bukur dhe të shpejtë, Dimarco ndëshkoi portën laciale, me një goditje të bukur.
Në pjesën e dytë, kampionët e Italisë e kthyen në një spektakël të vërtetë, teksa radhën për të shënuar e patën Barella, Dumfries, Augusto dhe Thuram. Inter renditet në vendin e 3-të, ndërsa Lazio në vendin e pestë.