Udineze dhe Interi kanë barazuar pa gola, në ndeshjen e mbrëmjes së sotme në “Friuli”.

Një ndeshje që kishte raste, por jo gola. Për Interin, ky ishte barazimi i tretë radhazi,
pas atyre me Juventusin dhe Romën.

Skuadra e Spaletit u mundua të gjente golin, por nuk e gjeti doy edhe pse e vuri shumë në vështirësi Udinezen.

Interi tashmë shkon në kuotën e 63 pikëve, katër më shumë se Arakanta që ka një ndeshje më pak. Udineze nga ana tjetër është në vendin e 17-të me 34 pikë, pesë më shumë se Empoli dhe “Seria B”.//PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb