BRITANI E MADHE

Hakerat kundër Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger. Sipas ‘The Sun’ ditën e diel disa kriminelë kibernetikë zbuluan fjalëkalimet e iCloud të ish- pjesëtares së Pussycat Doll, duke i vjedhur të dhëna, foto, video dhe materiale personale.

Në mesin e tyrë është vjedhur dhe një video e 40-vjecares me ish të dashurin, pilotin e Formula 1 Lews Hamilton. Vidoeja është realizuar disa vite më parë kur Hamilton dhe Nicole Scherzinger ishin të dashuruar. Historia e tyre disa vjeçare përfundoi në vitin 2015.

Në videon 2 minuta e gjysmë, që është filmuar me celular shfaqet çifti në shtrat duke u puthur, përqafuar dhe duke u përkëdhelur.

“Nicole do të shkatërrohet kur të marr vesh që një video e tillë ka dalë online’- ka thënë një burim shumë pranë saj për ‘The Sun’. Kujtojmë që 40-vjeçarja aktualisht është singëll pas ndarjes nga kampioni i tenisit, Grigor Dimitrov, i cili është 13 vjeç më i vogël.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb