Ish-ministri Saimir Tahiri është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se arsyeja thirrje së ish-ministrit para prokurorëve të posaçëm, është dëshmia për 21 janarin.
Tahiri do të pyetet si person në dijeni.
Kujtojmë se ish-ministri i Brendshëm Tahiri u lirua nga qelia më 2 qershor 2023, pas më shumë se një viti në burg.