Ish-sulmuesi i Kombëtares Shpresa, Emir Sahiti, i cili tashmë është pjesë e përfaqësueses së Kosovës, ka gjetur rrugën e rrjetës me gjermanët e Hamburgut, në duelin miqësor ndaj Steauas së Bukureshtit (FCSB).

Sahiti realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 11-të, ndërkohë që rumunët përmbysën shifrat në minutat 54 dhe 73. 

Ky ishte goli i parë i 26-vjeçari me fanellën e skuadrës gjermane, teksa u transferua në fillim të sezonit nga Hajduku i Splitit. 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb