Tre persona janë zhdukur në rajonin verilindor të Italisë, Friuli Venezia Giulia, siç njoftoi Mbrojtja Civile Italiane. Personat e zhdukur ndodheshin në brigjet e lumit Natisone, niveli i të cilit u rrit ndjeshëm për shkak të shiut të vazhdueshëm.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një të ri dhe dy vajza, të cilët pasi kanë njoftuar me celular, janë marrë nga rrjedha e ujërave. Pranë lumit është gjetur një makinë me targa rumune.

Shikoni videon e tre personave të zhdukur në lumë, pak para se të përfshiheshin nga uji

Zjarrfikësit lokalë më herët ishin përpjekur t’i arrinin me helikopter dhe kishin hedhur një litar, por nuk arritën të përfundonin operacionin e shpëtimit për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: