U luajtën mbrëmjen e sotme, ndeshjet e fundit të ekipeve kombëtare, në muajin mars. Italia fitoi me një rezultat tenistik, 6-0, në shtëpi ndaj Lihtenshtejnit.

Për “axurrët” shënuan pothuajse të gjithë, ku rezultati u zhbllokua me Sensin që në minutën e 17-të, ndërsa Verati dyfishoi në të 32-tën. Më pas, skena ishte e gjitha për Kualjarelan. Sulmuesi shënoi dy gola me penallti në minutat 35’ dhe 45+3’, duke thyer edhe rekordin e Panuçit, dhe tashmë është ai golashënuesi më i vjetër i Italisë.

Kombëtarja e Mançinit, gjeti golin edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, me talentin e Juves, Moise Kin, dhe Pavoletin, duke siguruar kështu fitoren e dytë në dy ndeshje.

Spanja gjithashtu me 6 pikë të plota në grup, teksa me një dopietë të Moratës, likuidoi Maltën në transfertë.

Greqia ia doli që të dilte me 1 pikë nga transferta e Bosnje Hercegovinës, ku pas 15 minutash lojë, e pa veten në disavantazh 2-0. Golat e Fortunis me penallti dhe Kolovos në pjesën e dytë, i siguruan ekipit helen një barazim 2-2.

Zvicra bëri vetëvrasje përballë Danimarkës, ku në shtëpi pasi ishte në avantazh 3-0, ishin danezët që shënuan 3 herë në 10 minutat e fundit, duke barazuar në 3-3. Më poshtë, rezultatet e plota.

REZULTATET

Bosnje-Greqi 2-2

(Viska 10′, Pjaniç 15′ / Fortunis pen. 64′, Kolovos 85′)

Irlandë-Gjeorgji 1-0

(Haurihejn 36′ / )

LIVE | Itali-Lihtenshtejn 6-0

(Sensi 17′, Verrati 32′, Kualjarela pen.35′, pen. 45+3′, Kin 70′, Pavoleti 76′ / )

Maltë-Spanjë 0-2

( / Morata 31′, 73′)

Norvegji-Suedi 3-3

(Johnsen 41′, King 59′, Kamara 97′ / Klaeson 70′, Kuaison 86′, 91′)

Rumani-Ishujt Faroe 4-1

(Deak 26′, Keseru 29′, 33′, Puskas 63′ / Davidsen pen. 40′)

Zvicër-Danimarkë 3-3

(Frojler 19′, Xhaka 66′, Embolo 76′ / Jorgensen 84′ Gitkjaer 88′, Dalsgard 93′)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb