Ndeshjet e Nations League prodhuan spektakël dhe gola. Italia nuk hasi vështirësi ndaj Izraelit, teksa fitoi 4-1.

Franca mundi 1-2 Belgjikën, me dopietën e Kolo Muani. Goli i Opendas për “djajtë” shërbeu vetëm për statistikë.

Gjermania kaloi 1-0 pengesën e Holandës. Goli i vetëm u realizua nga Leweling.

Barazim 1-1 mes Çekisë dhe Ukrainës. Ky rezultat, bën që Shqipëria të mbetet në vendin e 3-të në grup.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb