Po të kalosh pa radhë të ndodh edhe të të rrahin në sy të të gjithëve. Kështu ndodhi në një pikat e McDonald në Cordoba, Argjentinë, pasi një aktor i njohur u akuzua se kaloi pa radhë.  27 vjeçari tentoi të injoronte radhën e gjatë të njerëzve në fastfood meqë ishte i njohur, por kjo nuk u durua dot nga njerëzit përreth që prisnin.

Në pamje duket se si aktorin e hedhin në tokë dhe e grushtojnë para se të ndërhyjë sigurimi.

“Doja të blija hamburger për miqtë e mi dhe disa fëmijë nisën të bërtisnin që unë hyra pa radhë, dhe se ishin para meje. I kërkova të qetësoheshin, por ata më goditën nga mbrapa, në kokë,” tha aktori Federico Bal.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: