FIER

Një efektiv policie është plagosur gjatë protestës që po mbahet sot në Fier. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se policia ka shtyrë protestuesit që ndodheshin pranë vendit ku kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim dhe më pas situata është tensionuar edhe më shumë.

Lendohet Polici
Lendohet Polici

Protestuesit me sa duket kanë qëlluar me mjete të forta dhe efektivi Aranit Karemani është lënduar në kokë. “BalkanWeb” sjell momentin kur polici i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë bie në tokë dhe tërhiqet nga kolegët e tij e më pas dërgohet në spital.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb